Gjuriq si ambasador në Washington: Qëllim i Serbisë është ta ketë një Eliot Engel

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 15:55
Gjuriq si ambasador në Washington: Qëllim i Serbisë është ta ketë një Eliot Engel

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq mori detyrën pesë ditë më parë.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, ai ka thënë se beson në zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe bashkëpunimin e mirë me administratën e re amerikane në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.

“Unë besoj se është një fillim i ri për Amerikën dhe një mundësi e re gjithashtu për ne, dhe se shumë varet nga sa do të punojmë dhe sa do të përpiqemi”, ka thënë ai.

Sipas tij, ekipi i ri i ambasadorëve serbë në Washington synon të punojë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për të përhapur imazhin dhe siç tha ai “historinë e Serbisë në mënyrën më pozitive në Shtetet e Bashkuara”.

Ndryshe, media në Serbi raportoi për sesionin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së, në të cilin ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe kryetari Eliot Engel thanë se Serbia nuk duhet të ndalojë procesin e zhvillimit të shtetësisë së Kosovës, sepse Kosova është e pavarur dhe Serbia nuk do ta bëjë këtë.

“Eliot Engel humbi zgjedhjet, edhe brenda partisë së tij. Lobi shqiptar u mbështet shumë në mbështetjen e pikëpamjeve të caktuara që ai shprehu në periudhën e mëparshme. Qëllimi i Serbisë në periudhën e ardhshme është që të ketë një Eliot Engel midis kongresistëve, senatorëve , politikanëve të shquar amerikanë ”, tha ai.

(Kosova Sot Online)