Me logjikën e “nuk ka COVID”, rinia kosovare nuk i ndal festat

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 08:44
 Me logjikën e “nuk ka COVID”, rinia kosovare nuk i ndal festat

Që nga muaji mars, Kosova po vazhdon të përballet me situatë të krijuar si pasojë e virusit COVID-19.

Deri më sot numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 50 mijë persona.

Nga institucionet qendrore u morë vendim për masa shtesë në mënyrë që shpërndarja e virusit të jetë më e vogël, por duket se jo të gjithë po i respektojnë këto masa.

Ani pse disa komuna mbyllen totalisht në ora 20:00, në Komunën e Gjilanit në ora 20:00 parashihet që të mbyllen lokalet, por jo edhe qarkullimi si dhe shërbimi ‘Take Away’ apo merr me vete.

(Kosova Sot Online)