47 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, 33 viktima

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 15:47
47 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, 33 viktima

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur sot se në këtë komunë deri tani janë regjistruar 547 raste të infektuara me COVID-19.

33 nga këto raste kanë vdekur ndërsa 47 raste janë ende aktive me virus.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është kjo: gjithsejtë të prekur me covid-19 janë regjistruar 547 raste, prej tyre 467 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 47 persona”, është thënë nga kjo komunë.

Ndërsa, sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona të prekur me COVID-19 janë shëruar, një person ka vdekur dhe janë regjistruar tri raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

(Kosova Sot Online)