Qytetari i tronditur nga tërmeti në Kroaci ua zë rrugën presidentit dhe kryeministrit(VIDEO)

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 09:59
Qytetari i tronditur nga tërmeti në Kroaci ua zë rrugën presidentit dhe kryeministrit(VIDEO)

Një banor i tronditur i Petrinjës, fshatit në afërsi të Zagrebit, ku të mërkurën ndodhi tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.4 rihter, doli për t’ua zënë rrugën dyshes më të fuqishme në Kroaci, e cila vazhdonte të ecte pa thënë asnjë fjalë pas sulmit verbal.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq dhe kryeministri Andrej Plenkoviq vizituan dje Petrinjën e shkatërruar. Kamerat ndoqën gjurmët e tyre dhe një situatë e pazakontë ndodhi kur një banor tejet i zemëruar me ta, u doli atyre përballë.

Gjegjësisht, menjëherë pas tërmetit, një i ri u bërtiti Milanoviqit dhe Plenkoviqit, ndërsa sigurimi e ndaloi atë që t’u afrohej atyre.

“A nuk mund ta kishte gozhduar dikush për 30 vjet? Askush nuk e vendosi asnjë gozhdë, është më mirë që kjo të mos shembet. Plot plumba gjatë gjithë kohës… Asnjë objekt nuk u rrëzua gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe tani po i tërheqim ata fëmijë nga gërmadhat, a është normale kjo?!”, tha qytetari i tronditur me lot në sy, ndërsa dyshja vazhdoi të ecte pa thënë asnjë fjalë.

Shtëpi të rrafshuara, çati të shkatërruara dhe dëme në strukturat e ndërtesave janë vetëm disa nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Kroacinë dje. Më i dëmtuari ishte fshati Petrinja në afërsi të kryeqytetit, Zagreb.

Tërmetiua mori jetën të paktën 7 personave dhe i la të plagosur mbi 20 të tjerë. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në shtetet fqinje. 

(Kosova Sot Online)