Për një ditë, ngrihen 160 aktakuza ndaj 191 personave

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 10:26
Për një ditë, ngrihen 160 aktakuza ndaj 191 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ngritur 160 aktakuza ndaj 191 personave.

Gjatë kësaj kohe janë paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 2 personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër 2 personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtëdhjetë (160) aktakuza, kundër njëqindenëntëdhjetenjë (191) personave, për vepra të ndryshme penale,
ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për dy (2) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të
ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)