Me Bidenin president, Kosova ka përparësi

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 22:00
Me Bidenin president, Kosova ka përparësi

Viti i kaluar ka qenë plot me ngjarje dinamike në politikën kosovare. Sot në ‘Balkan Talks’ Sabri Kiçmari ish-ambasador i Kosovës do të na flasë për politikën e jashtme të Kosovës.

“Ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë të dy politikave, asaj të brendshme dhe të asaj të jashtme. Politika e brendshme është reflektuar dhe te ajo e jashtme”,-shprehet Kaçimari.

Gjatë një interviste Grenell, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se z. Kurti ka tendenca të forta antiamerikane por sipas Kiçmari kjo nuk është e vërtetë.

“Përkundrazi unë e njoh prej shumë vitesh zotin Kurti dhe ai i njeh shumë mirë Shtetet e Bashkuara si në politikë ashtu dhe zhvillimet historike. Kurti ka një linjë socialdemokrate, por nuk është shfrytëzuar në marrëdhëniet me SHBA-në “,-thotë për Balkan Talks ish-ambasadori.

Sigurisht që ai e sheh si diçka shumë pozitive për Kosovën zgjedhjen e Biden në krye të ShBA-ve.

“Është përparësi për Kosovën që Biden është president pasi njeh shumë mirë Kosovën dhe e ka mbështetur në çdo hap”,-rrëfen Kiçmari.

Kosova do shkojë në zgjedhje parlamentare brenda muajit shkurt dhe Kiçmari tregon për Balkan Talks platformën që do ndjek Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk besoj se do ketë ndryshime në politikën e jashtme. Do të vazhdojë bashkëpunimi me Merkel dhe Macron ashtu si dhe ka ndodhur”,-tregon Kiçmari.

(Kosova Sot Online)