Shpallja e zgjedhjeve të reja, mobilizohet KQZ’ja

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 10:08
Shpallja e zgjedhjeve të reja, mobilizohet KQZ’ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar për express se mbledhja do të fillojë në orën 13:00.

“Sot do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Elezi.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt.

(Kosova Sot Online)