41 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 10:21
41 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

41 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë. 14 prej tyre kanë qenë me të lënduar  ndërsa 27 me dëme materiale.

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka bërë të ditur se në vend janë shkaktuar 41 aksidente.

14 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale.

Dhjetëra aksidente në trafik janë shkaktuar edhe ditëve të kaluara, në të cilat ka pasur edhe viktima.

Ndërsa, policia po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat në trafik.

Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit ajo ka shqiptuar 1 mijë e 176 gjoba.

Kujtojmë që mijëra aksidente në trafik shkaktohen vit pas viti në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.

(Kosova Sot Online)