Gjilanasi sulmon fizikisht bashkëshorten e tij dhe kërcënon vjehrrin

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 11:32
Gjilanasi sulmon fizikisht bashkëshorten e tij dhe kërcënon vjehrrin

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe ka kanosur babain e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Veleknicë të Gjilanit, mesditën e së dielës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë  femër kosovare njëherit e ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)