Prishtinë: Bahkëshorti e kërcënon gruan e tij dhe ushtron dhunë psikike ndaj saj

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 11:16
Prishtinë: Bahkëshorti e kërcënon gruan e tij dhe ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kërcënuar.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Po ashtu, gruaja ka njoftuar Policinë se bashkëshorti ka probleme psikike.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike dhe kërcënim ndaj saj. Sipas ankueses i dyshuari ka probleme psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)