OEK: Rimëkëmbja nuk arrihet me rritjen e skemave sociale

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 14:35
 OEK: Rimëkëmbja nuk arrihet me rritjen e skemave sociale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kundërshtuar ndarjen buxhetore të mjeteve për rimëkëmbjen ekonomike nga Qeveria në detyrë.

Rukiqi tha se as për se afrimi nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat. Tutje ka shtuar, se rimëkëmbja ekonomike nuk arrihet me rritjen e skemave sociale.

“Mjetet e ndara per “Rimekembjen Ekonomike, as per se afermi nuk i plotesojne nevojat e sektorit privat. Rimekembja Ekonomike, nuk arrihet me rritjen e skemave sociale. Ne kategorine e subvencionimit te pageve per bizneset, jane te planifikuara vetem 6.5 milione euro”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti së bashku me ministrën e Financave, Hykmete Bajrami kanë treguar për shpërndarjen e 222 milionë euro nga pakoja e Rimëkëmbjes. 

(Kosova Sot Online)