Lexoni edhe:
Godet "rrufeja" e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shuhen skemat piramidale të politikës së inkriminuar, PSD- e Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiu & Dardan Molliqaj, NISMA e Fatmir Limajt dhe AKR-ja e Pacollit
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët për deputet nga komuna e Suharekës.
Sipas tij këto personalitet do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të kësaj komune në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
“Kandidatët tanë nga Theranda, z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Kryetari Limaj me kandidatët për deputetë nga komuna e Therandës.
Kandidatët tanë nga Theranda, z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Ftojmë strukturat dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate në këtë qytet, që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të kandidatëve tanë për deputetë nga kjo komunë dhe për jetësimin e qëllimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
(Kosova Sot Online)