Lexoni edhe:
Kjo është dhjetëshja e parë e kandidatëve për deputetë nga AAK’ja
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dalë publikisht me një shkrim, ku thotë se në listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes janë 10 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotëfuqishme, gjatë tri viteve të fundit.
Në një listë që ka publikuar ky institut, gjejmë emrat e Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut, Arbërie Nagavcit, Mimoza Kusari-Lila, Xhelal Svecla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku dhe Sali Zyba.
Kjo është dhjetëshja e parë e kandidatëve për deputetë nga AAK’ja Lexoni edhe:
Të dënuar duke iu referuar llojit të aktgjykimit të publikuar në tabelë nga IKD, janë Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, kjo e fundit me dy raste.
Ndërsa Konjufca në bazë të fazë procedurale është në proces të shkallës së parë.
Kurti dhe Albulena Haxhiu janë dënuar për veprat e njëjta penale: Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar.
(Kosova Sot Online)