Bastisje në lokalin e muzikës në Llapushnik, gjenden armë

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:58
Bastisje në lokalin e muzikës në Llapushnik, gjenden armë

Policia ka kryer një bastisje në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapushnik, të komunës së Drenasit, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

“Njësiti policor ka realizuar një bastisje në një lokal muzike (live), si dhe veturat në parking dhe gjatë kontrollit në një nga veturat e kontrolluara është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Beretta kalibri 7.65mm me gjashtë fishekë, arma ishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)