Lamtumira e dhimbshme e çiftit të infektuar me koronavirus

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 11:12
Lamtumira e dhimbshme e çiftit të infektuar me koronavirus

Të kapur për dore, në një shtrat të mbushur me tuba, ky çift i moshuar ishin në gjendje të shiheshin për herë të fundit, në spitalin ku të dy po trajtoheshin për koronavirus.

Gerry Jarrett, 79 vjeç dhe gruaja e tij Barbara, 76 vjeç, ishin të shtruar në pavijone të ndara në Spitalin Frimley Park, Surrey, pasi u infektuan me koronavirus dy javë më parë.

Kur gjendja e së moshuarës u përkeqësua ndjeshëm, spitali lejoi çiftin të kalonin kohë të çmuar së bashku pasi ajo “dukej se ishte drejt fundit”.

Duke përshkruar këtë takim të prindërve të saj, e bija Chloe Keljarrett i tha BBC:

“Babai u fut në një karrocë me rrota, duke qarë, i preku dorën dhe sytë iu hapën. Ajo ishte zgjuar dhe mund të fliste”.

Keljarret shtoi se prindërit e saj kishin kaluar bashkë 50 vjet të lumtura të jetës dhe falënderoi spitalin për përpjekjet e tyre ”të pabesueshme” për të lejuar babanë e saj të ndante më shumë momente me gruan e tij.

Përgjatë pandemisë së koronavirusit, shumë persona humbën jetën pa pasur mundësi t’u jepnin lamtumirën, njerëzve të tyre të dashur.

(Kosova Sot Online)