Policia në Prishtinë hasë në një lokal pa emër ku ishin duke u zhvilluar ato

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 11:35
Policia në Prishtinë hasë në një lokal pa emër ku ishin duke u zhvilluar ato

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 21:20, gjatë patrullimit në Prishtinë kishin hasur në një lokal pa emër në të cilin ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.

Lidhur me këtë rast, policia ka sekuestruar tri shtëpiza të kompjutervë e printe, ndërsa nuk ka arritur ta bëjë identifikimin e pronarit të lokalit.

“Është raportuar se njësiti policor gjatë patrullimit kishin hasë në një lokal pa emër në të cilin kishin qenë katër persona duke zhvilluar lojëra të fatit. Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar tri shtëpiza të kompjuterëve, një printer dhe një DVR. Ende nuk është bërë identifikimi i pronarit të lokalit, rasti vazhdon të hetohet”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)