Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin tre ushtarë

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 09:07
Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin tre ushtarë

Tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare vdiqën në mbrëmjen e së mërkurës pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë një misioni trajnues në territorin e shtetit të Nju Jorkut, njoftoi Divizioni për Çështje Ushtarake dhe Detare.

Aksidenti ndodhi në Mendon, rreth 17 milje në jug të Rechester-it, njoftuan zyrtarët ushtarakë dhe policia lokale, shkruan CNN.

“Sipas raporteve nga thirrjet në numrin 911, u raportua për zhurmë të një motori dhe se një helikopter ishte duke fluturuar poshtë, më poshtë se normalja”, tha sherifi Todd Baxter në një konferencë për gazetarë.

Helikopteri i rrëzuar ishte i tpit UH-60 Black Hawk dhe përdorej për evakuime mjekësore. Incidenti është duke u hetuar dhe autoritetet nuk dhanë informata të tjera në lidhje me këtë rast.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha në një deklaratë se është i shkatërruar nga vdekja e ushtarëve. “Anëtarët e Gardës Kombëtare janë ushtarë të qytetarëve tanë, që vullnetarisht shërbejnë dhe mbrojnë këtu dhe jashtë dhe unë shpreh lutjet dhe ngushëllimet e mia për të gjithë banorët e Nju Jorkut, për familjet, njerëzit e dashur dhe kolegët ushtarë të këtyre heronjve të nderuar që s’do t’i harrojmë kurrë”, thuhet në deklaratë.

Guvernatori kërkoi që flamujt në të gjitha ndërtesat shtetërore të vendosën në gjysmështizë të enjten për t’i nderuar tri viktimat e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)