Valdete Daka sqaron si funksionon KQZ’ja dhe rolin e saj aty: Vendimet nuk i marr unë

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 21:37
Valdete Daka sqaron si funksionon KQZ’ja dhe rolin e saj aty: Vendimet nuk i marr unë

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka sqaruar si funksionon KQZ’ja dhe rolin e saj aty. Ajo ndër të tjera tha se vendimet nuk i merr vetë sepse KQZ’ja është organ kolegjial.

Në pyetjen e gazetarit Berat Buzhala se cili është roli i saj aty dhe kush i merr vendimet në KQZ, Daka ka sqaruar se vendimet nuk i merr vet, por 11 anëtarët e KQZ’së.

 “E kam shpjeguar se në KQZ jemi 11 anëtarë. Unë jam e vetmja që vij nga sistemi gjyqësor, të tjerët vijnë nga subjektet politike. Vendimet janë gjithmonë kolegjiale, unë nuk kam votë veto”, është shprehur Daka.

Tutje, ajo ka thënë se nuk e ka bërë ajo certifikimin e kandidatëve për deputetë. Një gjë të tillë, sipas Dakës, e ka bërë zyra për regjistrimin e partive politike.  

“Ne ende nuk kemi marrë vendim për certifikimin e deputetëve. Këtë përgjigje e ka kërkuar zyra për regjistrimin e partive politike. Unë nuk e kam bërë këtë kërkesë”, ka thënë Daka.

“Kjo është më e bukura: Të gjithë e dinë kush e ka bërë këtë kërkesë dhe pse është bërë. Kjo përgjigjeje ka qenë e ditur. Të gjithë e kanë pasur aktgjykimin para tyre. Aktgjykimi është shumë i qartë në dispozitivin e tij. Ai dispozitiv thotë se asnjë kandidat i cili ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë në tri vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat i certifikuar”.

“Diskutimet për interpretim janë të çuditshme për mua sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese zbatohet ashtu siç është. Nuk interpretohet. Interpretimet janë bërë deri në ditën kur është marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, shtoi Daka.

(Kosova Sot Online)