Lexoni edhe:
Daka i përgjigjet Haki Abazit: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për listën e Lëvizjes Vetëvendosje që po kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoti thotë se brenda listës së VV-së ka gjithçka vetëm për të fituar një grusht votash.
“Personat që është e pakuptimtë që të qëndrojnë në një listë. Ke gjithçka brenda një liste vetëm për të fituar një grusht votash.
Daka i përgjigjet Haki Abazit: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqjeLexoni edhe:
Është një listë që sic ka ndodh edhe në të kalumen. Copë-copë do të bëhen këta njerëz sepse nuk ka logjikë. Një parti politike e mban bashkë një lloj mendësie, ndërsa këtu nuk e keni kështu”, tha Hoti.
Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit të Etem Arifi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.
(Kosova Sot Online)