Hasani: Çka nëse Etem Arifit ishte vota e 65? Kushtetuesja nuk duhej ta çonte vendin në zgjedhje

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 22:44
Hasani: Çka nëse Etem Arifit ishte vota e 65? Kushtetuesja nuk duhej ta çonte vendin në zgjedhje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk duhej ta rrëzonte qeverinë, që rrjedhimisht vendi shkoi në zgjedhje, vetëm për shkak votës së Etem Arifit.

Hasani mori një shembull ku pyeti me shpoti cka nëse Etem Arifit të ishte një ndër 65 votat e qeverisë?

“Nuk do duhej të rrëzohej qeveria e të shkohej në zgjedhje për shkak të votës së Etem Arifit”, është shprehur Hasani.

“Cfarë nëse Etem Arifit të ishte një ndër 65 votat e formimit të qeverisë? Këtu është jokushtetueshmëria”, ka thënë Hasani.

Gjithashtu ai sqaroi se në rastin e fundit, Gjykata Kushtetuese duhej që ta jepte shansin për t’u formuar qeveria.

(Kosova Sot Online)