LDK e quan “aventurë të rrezikshme” taksën 100% të mbajtur nga Kurti

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 23:02
LDK e quan “aventurë të rrezikshme” taksën 100% të mbajtur nga Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka emërtuar si “aventurë të rrezikshme” mos-largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të vendosur nga ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe i vazhduar nga ish-kryeministri tjetër, Albin Kurti.

Subjekti politik, me anë të ‘Facebook’-ut, teksa njoftonte për vizitën në degën e parë të LDK’së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit, e arritur më 4 shtator, i ka sjellë të mira vendit.

“Kemi arritur marrëveshjen e Uashingtonit, e cila pas asaj aventure të rrezikshme, i ka sjellur Kosovës të mira ekonomike dhe politike. Njohja nga Izraeli, e ka konsoliduar edhe më shumë shtetësinë e Kosovës”, thuhet në postim.

Akterët ndërkombëtar, përfshirë edhe ndërmjetësuesin special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kanë kritikuar vendimin e taksës 100%.

Madje, ish-senatorë amerikan patën paralajmëruar për tërheqje ushtarake të tyre nga Kosova, në rast të mos-respektimit të kërkesës për largimin e taksës. 


(Kosova Sot Online)