Itali: Shkon mbi 86 mijë numri i viktimave nga koronavirusi

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 11:06
Itali: Shkon mbi 86 mijë numri i viktimave nga koronavirusi

Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 485 mijë e 956 persona janë infektuar me COVID në këtë shtet, ndërsa 86 mijë e422 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

1 milionë e 917 mijë e 117 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 482 mijë e 417 raste janë aktive me të.

Italia deri tani ka testuar 31 milionë e 317 mijë e 253 persona kundër COVID-19.

Kujtojmë që në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 100 milionë e 903 mijë e 882.

2 milionë e 169 mijë e 184 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në vend.

(Kosova Sot Online)