Grusht shteti në vendin aziatik, ushtria merr kontrollin dhe arreston lideren e vendit

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 10:38
Grusht shteti në vendin aziatik, ushtria merr kontrollin dhe arreston lideren e vendit

Ushtria e Myanmarit ka marrë kontrollin e shtetit dhe ka arrestuar lideren e vendit, Aung Suu Kyi, si dhe disa politikanë të tjerë. Në vend është shpallur gjendja e emergjencës për një vit teksa do të transferohet pushteti.

Grushti i shtetit ndodh pas tensioneve të rritura për zgjedhjet mes qeverisë civile dhe ushtrisë. Myanmari, që njihet ndryshe si Burma, udhëhiqej nga një ushtri derisa nisën reformat demokratike në vitin 2011.

Ushtria deklaroi se ia ka kaluar fuqinë Komandantit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, për shkak të mashtrimit në zgjedhje. Ndërkohë në rrugët e kryeqytetit Nay Pyi Taë dhe qytetit kryesor Yangon kanë dalë ushtarët.

Në zgjedhjet e Nëntorit, Suu Kyi fitoi mjaftueshëm vende në parlament për të formuar qeverinë. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar grushtin e shtetit duke thënë se Uashingtoni dënon çdo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve apo për të ndryshuar tranzicionin demokratik të Myanmarit.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken bëri thirrje që të lirohen të gjithë zyrtarët e qeverisë dhe liderët e shoqërisë civile.

Aung Suu Kyi, liderja e Myanmarit

(Kosova Sot Online)