Kanosen zyrtarët policorë brenda stacionit në Klinë

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 11:14
Kanosen zyrtarët policorë brenda stacionit në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një kanosje ndaj disa zyrtarëve policorë brenda stacionit të Policisë në Klinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur, derisa një person është ftuar nga policia për ta njoftuar për arrestimin e djalit të tij,.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Klinë 04.02.2021 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor deri sa ishte brenda stacionit policor i cili ishte ftuar nga policia për tu njoftuar lidhur me arrestimin e djalit të tij.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)