Avdullah Hoti: E ndaluam abuzimin me blerjen e maskave, jo nga 7 euro por 38 cent

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 16:34
Avdullah Hoti: E ndaluam abuzimin me blerjen e maskave, jo nga 7 euro por 38 cent

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai e ka menaxhuar si duhet pandeminë.

Hoti tha se kanë arritur ta ndalojnë abuzimin me blerjen e maskave nga 7 euro nga qeveria e mëparshme.

Ai fajësoi qeverinë e kaluar se nuk kishin marrë asnjë vendim për menaxhimin e pandemisë përveç që e kishin ndaluar qarkullimin e qytetarëve.

“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha Hoti gjatë një takimi me qytetarë në Zhur të Prizrenit.

(Kosova Sot Online)