Shfaqen grafite në Prishtinë, i vendoset “X” Vjosës, Glauku kërkohet të jetë ” 1-shi”

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 12:40
Shfaqen grafite në Prishtinë, i vendoset “X” Vjosës, Glauku kërkohet të jetë ” 1-shi”

Vendimi i Gjykatës Supreme ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të futet pa numrin 1 në listë të cilin ishte vendosur ta mbante Albin Kurti.

Tashmë në listën e VV’së si prijëse nga pozita e dytë ka mbetur Vjosa Osmani, e cila pas ka lënë njeriun më të afërt të Kurtit, Glauk Konjufcën.

E duket se dikujt nuk po i pëlqen një gjë e tillë.

Në Prishtinë sot janë shfaqur grafite në të cilat kërkohet që Glauk Konjufca të jetë 1shi, dhe mbi emrin e Vjosa Osmanit është vendosur një X.

Vjosa Osmani ka hyrë në listën e VV’së pas përplasjeve dhe ndarjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

(Kosova Sot Online)