Pamje: Luftanijet turke dhe amerikane ushtrojnë së bashku në Detin e Zi

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 09:54
Pamje: Luftanijet turke dhe amerikane ushtrojnë së bashku në Detin e Zi

Amabasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi, David Satterfield, i mirëpriti ushtrimet e përbashkëta detare mes forcave detare amerikane dhe turke në Detin e Zi.

“Ne e mirëpresim këtë mundësi për anijet e forcave detare amerikane “USS Donald Cook” dhe “USS Porter” të kryejnë ushtrime me forcat e armatosura turke në Detin e Zi”, tha ambasadori amerikan në një deklaratë.

“Si aleatë të NATO-s, ne ndajmë përshkushtimin për paqe dhe stabilitet në Evropë dhe Lindje të Mesme. Ushtrimet e përbashkëta ndërtojnë besim, përmirësojnë komunikimin dhe fuqizojnë bashkëpunimin tonë tashmë të fuqishëm në Detin e Zi dhe më gjerë në rajon”, shtoi ai.

Sipas deklaratës, shkatërrueset e raketave “USS Donald Cook”, “USS Porter” dhe aeroplani P-8A morën pjesë në ushtrimet e përbashkëta ujore dhe ajrore me anijet turke “TCG Orucreis” dhe “TCG Turgutreis” dhe dy aeroplanë luftarë turq të tipit “F-16”, shkruan Anadolu.

Nënadmirali Gene Black tha se Turqia është aleate e çmueshme dhe partnere e NATO-s në det, ushtrimet e përbashkëta të së cilës me forcat detare të ShBA-së nëe Detin e Zi e fuqizojnë avantazhin asimetrik të aleancës së NATO-s.

(Kosova Sot Online)