Video: Ky është postimi i fundit i 23 vjeçarit të vrarë në Mitrovicë

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 10:56
Video: Ky është postimi i fundit i 23 vjeçarit të vrarë në Mitrovicë

Mehmet Kurti është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Po raportohet se 23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër, dyshohet se shënjestër ishte pronari i një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Në Facebookin e tij, Kurti postimin e fundit e kishte bërë para 3 orësh. Në “ Facebook story” ai kishte postuar një video ku shihet duke vozitur dhe duke dëgjuar muzikë.

Më poshtë keni videon e publikuar nga viktima.

 

 

(Kosova Sot Online)