Policia në Dubai ia shkatërron Ferrarin e 230 mijë eurove, i dyshuari ngre padi nga arratia

  • G.G /
  • 17 February 2021 - 12:25
Policia në Dubai ia shkatërron Ferrarin e 230 mijë eurove, i dyshuari ngre padi nga arratia

Një mashtrues që është arratisur në Dubai për ta shmangur burgun ka ngritur padi ndaj policisë për shkatërrimin e veturës Ferrari që kushton rreth 230.000 euro.

Zahid Khan, i cili i mashtroi njerëzit përmes falsifikimit të numrave të targave, u përball me konfiskimin e veturës së tipit Ferrari 458 Spider. Policia besoi se vetura e pasiguruar ishte e vjedhur, pasi vozitësi i saj ishte ndalur nga policët në Birmingham.

Në maj të vitit 2017, i dyshuari ishte paraqitur në gjykatë në përpjekje për të dëshmuar se veturën e ka blerë në mënyrë ligjore, por ai u informua se vetura i ishte shkatërruar para një muaji, shkruan Daily Mail.

Në atë kohë, Khan dhe dy vëllezërit e tij ishin duke u hetuar për një skemë mashtrimi me 500 mijë funte përmes targave të veturave. Vëllezërit e tij i regjistronin veturat sipas targave ekzistuese për t’i shitur më pas.

Duke folur nga Dubai, Khan tha: “Tash kam filluar procedurat kundër policisë britanike për sjelljen e tyre të paligjshme në raport me Ferrarin tim që vlen 200 mijë funte.”

“Policia nuk ka të drejtë të shkatërrojë një aset me vlerë të madhe, t’i mbulojë gënjeshtrat e veta rreth arsyeve të shumta që bëri për të thënë se e ka shkatërruar veturën”, shtoi ai.

“Më vjen shumë mirë që pas katër vjetëve që nga shkatërrimi i paligjshëm i veturës, është paraqitur një rast në gjykatat civile për dëmtim. Policia do të paditet për veprimet e veta të paligjshme”, tha në fund i dyshuari.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2018/03/19/7900786217431055063/640x360_MP4_7900786217431055063.mp4

(Kosova Sot Online)