Në Obiliq gjendet e vdekur një grua

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 11:14
 Në Obiliq gjendet e vdekur një grua

Një grua është gjetur e vdekur në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:42, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

“Fsh. Mazgit, Obiliq 19.02.2021 – 10:42. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)