Përplasi qëllimisht për vdekje ish- kolegun, gjykata “arrest me burg”

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 12:13
Përplasi qëllimisht për vdekje ish- kolegun, gjykata “arrest me burg”

Gjykata e Lezhes ditën e sotme ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 60-vjeçarin Mhill Gega, i cili më 17 janar përplasi për vdekje me automjetin e tij 68 vjecarin Mark Gjeta.

Prokuroria e ka cilësuar ngjarjen vrasje me dashje. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në gjykatë autori është shprehur se viktima i doli para makinës dhe nuk mund ta shmangte dot.

“Tentova të frenoj, por ishte akull dhe makina më rrëshkiti. Ne i kishim zgjidhur më herët konfliktet e mëparshëm”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës pas një debati mes autorit dhe viktimës.

Ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës. autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti, pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike. Ditën e ngjarjes ata kanë debatuar sërish.

Në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë. Por Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz makinës duke e përplasur Gjetën. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Por në dëshminë e tij para hetuesve, Mhillaj shfaqi pendesë për krimin, duke u shprehur se kishte ndodhur në moment gjaknxehtësie.

(Kosova Sot Online)