Zyrtari i LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës del me dyshime të reja: Pse nuk po ftohet mbledhja e Këshillit

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 09:41
Zyrtari i LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës del me dyshime të reja: Pse nuk po ftohet mbledhja e Këshillit

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova ka vazhduar kundërshtimet karshi subjektit të tij pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetarit.

Rugova ka thënë se këshilli i përgjithshëm i LDK-së është organi i vetëm që ka legjitimitet të diskutojë dhe të marrë hapat e domosdoshëm, sipas atij.

Tutje, ai thotë se po pengohet debati i brendshëm.

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. p.s Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, tha Rugova.

(Kosova Sot Online)