Matematika e mikrobiologut kroat: 40% infektohen, 20% vaksinohen dhe harrohet pandemia

  • G.G /
  • 23 February 2021 - 12:27
Matematika e mikrobiologut kroat: 40% infektohen, 20% vaksinohen dhe harrohet pandemia

Anëtari i Këshillit Kroat për luftën kundër koronavirusit, prof. Dr. Gordan Lauq thotë se vendi i tij së shpejti do të dalë nga kriza e pandemisë.

Sipas llogaritjeve të tij, përveç 40% të atyre që i mbijetuan koronavirusit, plani është të vaksinohen edhe 20% të tjerë të popullsisë dhe siç thotë Lauq, “kjo epidemi me siguri ka mbaruar dhe ne mund ta harrojmë ngadalë”.

“Unë pres që këtë verë të kemi një situatë më të mirë se vitin e kaluar. Në fund, Kroacia do të jetë ndër vendet me numrin më të ulët të vdekjeve në Evropë me masat më të buta”, tha biologu molekular dhe anëtari i Këshillit për luftën kundër koronavirusit.

“Një tjetër pandemi do të vijë një ditë, por kjo nuk është arsye për ta ndaluar planetin siç bëmë për shkak të kësaj pandemie. Dhe kjo ndodhi sepse ne mbivlerësuam rrezikun e virusit në fillim. Ne menduam se do të vriste dhjetë herë më shumë njerëz”, thotë Lauq, raporton mediumi kroat, Jutarnji list. 

(Kosova Sot Online)