Zbulohet roli i gruas së “El Chapo-s”, si e ndihmoi të drejtonte perandorinë e tij të drogës nga burgu

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 15:16
Zbulohet roli i gruas së “El Chapo-s”, si e ndihmoi të drejtonte perandorinë e tij të drogës nga burgu

Bashkëshortja e bosit më famëkeq të drogës në botë, Joaquin El Chapo Guzman, ka dalë në gjykatë nën akuzën se e ka ndihmuar atë të drejtojë perandorinë e tij të drogës nga burgu. Kjo erdhi një ditë pasi ajo u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Uashingtonit.

31 vjeçarja, Emma Coronel Aispuro, një amerikano-meksikane u u martua me bosin e drogës në vitin 2007. Ajo akuzohet gjithashtu se ka ndihmuar në arratisjen e bashkëshortit të saj nga burgu në vitin 2015; një arratisje që ajo ai e realiozi duke krijuar një tunel të nëndheshëm.

Pas një seance në gjykatën e distriktit në Uashington DC, ajo u la në burg pa afat në pritje të gjykimit.

Prokurori arguentoi  se ajo paraqiste rrezik arratisje pasi kishte akses në fonde të konsiderueshme. pretendoi se e akuzuara kishte punuar ngushtë me strukturën e komandës dhe kontrollit të organizatës së trafikut të drogës, të njohur si karteli Sinaloa, bashkë me të shoqin.

Ajo ishte pranë bashkëshorit çdo ditë në procesin gjyqësor të 2018-ës në Neë York, duke përtypur çamçakëz dhe me syze të mëdha dielli.

Gjyqi përfundoi me dënimin me burg të përjetshëm për El Chapon.Nga ana tjetër, Coronel pretendonte se nuk dinte asgjë për kartelin Sinaloa. Ajo pretendonte se ata kishin një kompani modeste.

(Kosova Sot Online)