Osmani për hartën e Lajçakut: Kufijtë tanë u shënuan me jetët që mori gjenocidi i Serbisë

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 22:38
Osmani për hartën e Lajçakut: Kufijtë tanë u shënuan me jetët që mori gjenocidi i Serbisë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që përdori një hartë, ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Osmani përmes një postimi në Tëitter ka shkruar që Kosova do të jetë gjithmonë vend i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës është do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm & sovran. Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën gjenocidi i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, tha Osmani në postimin e saj.

(Kosova Sot Online)