Hapet ekspozita me fotografi të kullave të Jasharëve

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 10:57
Hapet ekspozita me fotografi të kullave të Jasharëve

Fotografi Sefer Aliqkaj ka hapur një ekspozitë me fotografi të Kullave të Jasharëve në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Kjo ekspozitë ka gjithsej 15 fotografi të shkrepura në stinë të ndryshme të vitit.

Duke e parë gjendjen e rënduar të Kullave të Jasharëve, Aliqkaj thotë se rrezikon që këto objekte të mbetën vetëm si fotografi.

“Rreziku është shumë prezent por shpresojmë që do të mënjanohet ky rrezik nga shteti”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në natën e zjarreve, më 7 mars.

(Kosova Sot Online)