Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi solli marrëveshje të rëndësishme

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 22:56
Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi solli marrëveshje të rëndësishme

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot janë bërë dhjetë vjet që kur palët nga Prishtina dhe Beogradi janë ulur në tavolinën e dialogut.

{530235/}

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se gjatë procesit të dialogut janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.

“10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme. Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)