Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 18:43
Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete

Një person ka mbetur me plagë trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur ndërmjet një veture dhe motoçiklete në rreth-rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime-Lipjan të premten mbrëma.

Diçka të tillë e ka bërë me dije zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nëpërmjet një komunikate.

“Rreth orës 16:00, në rreth rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në lëvizje”, thuhet në komunikatë.

“Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës”, deklarohet më tutje. 

(Kosova Sot Online)