Ambasadori italian: S’ka kohë për të humbur, të formohet Qeveria e të zgjidhet presidenti

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 14:18
Ambasadori italian: S’ka kohë për të humbur, të formohet Qeveria e të zgjidhet presidenti

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka përgëzuar deputetët e zgjedhur të Kuvendit dhe pret që të themelohen shpejt institucionet dhe të zgjidhet presidenti.

Orlando ka shkruar në Twitter se ka shumë punë për të bërë nga ana e institucioneve të reja dhe s’ka kohë për të humbur.

“Urime të gjithë deputetëve të rinjë të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando.

(Kosova Sot Online)