Në Kosovë janë mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 09:30
Në Kosovë janë mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus

Në Kosovë që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tash me COVID-19 janë infektuar 79.089 qytetarë si dhe 1 mijë e 731 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa raste aktive me koronavirus janë 11.379 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani ka arritur në 65.979.

Gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë shfaqur 709 raste pozitive me koronavirus si dhe janë shëruar 385 pacientë.

(Kosova Sot Online)