Në Kosovë gjatë janarit të këtij viti janë bërë 1 mijë e 928 kurorëzime, ja cila komunë prinë

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 11:20
Në Kosovë gjatë janarit të këtij viti janë bërë 1 mijë e 928 kurorëzime, ja cila komunë prinë

Edhe pse pandemia ndikoi që shumë çifteve t’u prishen planet për martesë, e njëjta gjë duket se s’do të ndodhë këtë vit.

Vetëm gjatë janarit të këtij viti janë gjithsej 1 mijë e 928 kurorëzime të cilat janë bërë në Kosovë.

Komuna me më së shumti çifte të kurorëzuara në këtë periudhë është Prizreni.

Pas kësaj renditen Prishtina dhe Ferizaj.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Agjencia për Regjistrim Civil të Kosovës.

(Kosova Sot Online)