Lista e shteteve që gjenden në listën e karantinës në Zvicrës

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 13:33
Lista e shteteve që gjenden në listën e karantinës në Zvicrës

Nga 22 mars, banorët e shumë shteteve evropiane, për të hyrë në territorin zviceran duhet t’i nënshtrohen testit të Covid-19 dhe një karantinë prej dhjetë ditësh.

Në mesin e shteteve që janë shtuar në „listën e zezë“ nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër (BAG), është edhe Kosova.

Përveç kësaj, pjesë e kësaj liste janë edhe shumica e landeve austriake. Në riformulimin e ri të listës, në karantinë do të hynë, landet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena, ndërsa landet: Salzburg, Kärnten, Steiermark dhe Austria e Poshtme vazhdojnë të mbesin në listë, shkruan orf.at.

Këto janë shtetet e reja, banorët e të cilëve për të hyrë në Zvicër nga 22 marsi duhet të karantinohen:

Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Qipro dhe Kosova.

Në Gjermani, rajoni I Thuringen

Në Francë, rajoni i Korsika

Në Itali, rajonet: Bazilika, Lazio dhe Veneto

Në Austri rajonet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena.

Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë:

Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet në karantinë për dhjetë ditë. Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.

(Kosova Sot Online)