Në Prishtinë përleshen dy nxënës, njërit i gjendet thikë

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 10:26
Në Prishtinë përleshen dy nxënës, njërit i gjendet thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një nxënës në një shkollë të kryeqytetit pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me një nxënës tjetër.

Tek i njëjti pas një kontrolli i është gjetur një thikë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 22.03.2021 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarit tjetër, po ashtu nxënës të njëjtës shkollë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari i pare është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(kosova Sot Online)