69 pacientë me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Pejës, tetë në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 10:20
 69 pacientë me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Pejës, tetë në gjendje të rëndë

69 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Me anë të një komunikate për media nga ky spital kanë thënë se nga këta pacientë, një është në respirator, teksa 49 janë në oksigjenoterapi.

Ndërkaq, tetë janë në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:

236 pacientë janë në total të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 316 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 44 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

267 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,853 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

39 Hemodializa janë kryer gjatë 24 orëve.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 69 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë janë në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3824037921007947

(Kosova Sot Online)