Zbulohet sherri: Si erdhi deri te përplasja mes Agim Veliut dhe Gazmend Muhaxherit?

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 08:12
Zbulohet sherri: Si erdhi deri te përplasja mes Agim Veliut dhe Gazmend Muhaxherit?

Dy prej figurave kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe Gazmend Muhaxheri, kanë filluar përplasjet mes vete. Muhaxheri ka thënë se Veliu u imponua për pozitën e Ministrit të Brendshëm gjatë Qeverisë Kurti 1, derisa Veliu ka thënë për Muhaxherin se është i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”. Por, si erdhi deri te përplasja mes tyre?

Para dy ditësh, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar bashkëpartiakun Agim Veliu për mënyrën se si ai u imponua për pozitën e Ministrisë së Brendshme gjatë kohës së Qeverisë Kurti 1.

Ai ka thënë se veprimet e Agim Veliut e kanë dëmtuar LDK’në dhe kanë bërë që kjo parti të ketë rezultatin më të rëndë në histori.

 “Unë jom njëri prej anëtarëve të kryesisë që nuk kam pas qef me u zgjedh,. Unë skam dasht mos me u zgjedh më as anëtar i kryesisë. Mua më janë kapur për një fjalë, për të cilën unë kryetarit Mustafa i kam thënë ‘Ata që lypin me u zgjedh mos i zgjedh, e ata që i cakton ti, duhet me u bo’”, kishte deklaruar Muhaxheri.

Ai ka thënë se Agim Veliu i ka krijuar një momentum negativ partisë, duke menduar vetëm për vete.

“Kjo i bjen mos i cakto njerëzit që lypin me kon në kryesi e ministra, edhe të imponohen qysh janë imponu do ministra se nuk u bo e ke dëmtu partinë. Pikërisht imponimi i zotit Veliu, me gjithë atë energji negative për me qenë në dy ministritë, i ka bë dëm të madh partisë. Ai është imponu për me qenë ministër i punëve të brendshme dhe një kryetar komune e ka lëshu komunen  na ka jep atë energjinë negative e kemi hup Podujevën. Ju ka tërhek vrejtja prej meje, që mos krijo kësi momentum se është momentum i keq për partinë edhe për krejt. Ai mas pasi e ka hup Podujevën pastaj edhe këto tjerat. Qekjo është ai momentum negativ që t’i ja krijonë partisë, duke mendu vetëm për veti”, ka deklaruar Muhaxheri .

E këtyre deklaratave të Muhaxherit, iu është përgjigjur dje vetë Veliu. Ai ka thënë se paraqitja e e Muhaxherit ka qenë e mjerë.

Madje, ka thënë se ai është instaluar në LDK si një “kali i Trojës”.

“Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.  Vetëfajsimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Tutje, Veliu ka thënë se Muhaxheri shpërfaqi në mënyrë fëmijërore, gjithë prapaskenat dhe ndrytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK.

“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajsimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit. Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe verpimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe perfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”, ka shkruar tutje Veliu.

(Kosova Sot Online )