Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 12:45
 Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës, njofton ZKM.

Në urim thuhet se Japonia do ta mbështesë Kosovën përmes grantit të paraparë për pandeminë COVID-19.

“Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim. Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj. Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend”, thuhet në letrën e urimit.

(Kosova Sot Online)