Këta janë deputetët e LDK’së që nuk po marrin pjesë në votimin e presidentit

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 21:30
 Këta janë deputetët e LDK’së që nuk po marrin pjesë në votimin e presidentit

Deputetët e LDK’së kanë marrë pjesë në seancë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë jo të gjithë kanë marrë pjesë në votim.

Deputetët e LDK’së që nuk po votojnë janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku.

Gjithashtu si deputet i LDK’së ka votuar edhe Behgjet Pacolli.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe.

Procesi i votimit të presidentit ka dështuar në raundin e parë në Kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba.

(Kosova Sot Online)