Djali nga Kamenica sulmon fizikisht nënën

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 11:44
 Djali nga Kamenica sulmon fizikisht nënën

Policia në Kamenicë ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ndërkaq policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Kamenicë, 06.04.2021 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënë e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)