Bashkëshortes i thanë Katanën e kanë zënë peng: Nëse është Agimi që e njoh ai nuk bie në dorë të serbëve

  • A.P /
  • 12 April 2021 - 18:35
Bashkëshortes i thanë Katanën e kanë zënë peng: Nëse është Agimi që e njoh ai nuk bie në dorë të serbëve

Bashkëshortja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka rrëfyer  se si kishte reaguar kur i kishin treguar se burri i saj është zënë peng nga serbët.

Ajo ka treguar se një oficer i kishte thënë se Katana është zënë peng nga serbët, e këtë nuk e kishte besuar.

“Erdhi në oficer dhe me tha, ti je zonja Ramadani. Më tha që  kam dëgjuar që Agimi është vrarë, por ende s’i kemi informacionet. Por ka diçka me keq, mendova çka mund të jetë me keq sesa vdekja. Më tha kemi informacione se e kanë zënë serbët. I thashë: Më fal, a e njeh ti Agimin? Tha po, i thashë jo ti nuk e njeh se ai Agimi që unë e njoh, nuk ju bie në dorë serbëve”, deklaroi Ramadani.

Ajo ka treguar edhe për një rast kur Agim Ramadani kishte qenë në Zvicër, dhe e kishte pasur këmishën e grisur.

“Madje kur ka qenë, në Zvicër ia pashë një pjesë të këmishës të grisur, e pyeta çka ke këtu, më tha këtu e mbaj plumbin se unë në dorë serbëve nuk ju bi”, ka deklaruar zonja Ramadani.


(Kosova Sot Online)