Veç shtatzënisë, Meghan nuk dëshiron të jetë e pranishme në funeralin e Princit Philiph për këtë arsye

  • A.P /
  • 13 prill 2021 - 19:36
Veç shtatzënisë, Meghan nuk dëshiron të jetë e pranishme në funeralin e Princit Philiph për këtë arsye

Pas ndarjes nga jeta të princit Philiph, Harry fluturoi për në Londër, ndërsa Meghan Markle qëndroi Kaliforni. Fillimisht u tha ajo nuk udhëtoi për shkak të shtatzënisë, por nuk qenka kjo arsyeja e vetme. Së fundmi, burime për Daily Mail kanë bërë me dije se dukesha nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, prandaj nuk do të jetë e pranishme në varrimin e Princit Philip.

Pavarësisht se nuk shkoi me Harryn për t’u bashkuar me familjen e tij në këtë moment të dhimbshëm, miqtë e saj thonë për Daily Mail se ajo dhe Princi Philip kishin një lidhje të veçantë dhe ajo e adhuronte atë.

“Meghan tha se shqetësimi i saj kryesor tani është mbështetja e Harryt. Ajo tha se ia la atij në dorë nëse ajo duhet të merrte pjesë apo jo në varrim”, ka thënë një person i afërt me Meghan Markle për DailyMail.com.

“Meghan tha se është pikërisht gjatë këtyre kohërave kur familja duhet të bashkohet, të lërë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të bashkohen si një. Ajo tha se kjo është ajo që Princi Philip do të dëshironte dhe se ajo është e gatshme të falë dhe të ecë përpara.”

Nëna e saj, Doria dhe Harry kanë këmbëngulur që Meghan të qëndrojë në Kaliforni dhe ta mbështesë Harryn nga larg. Ata nuk duan në asnjë mënyrë që ajo të rrezikojë shëndetin e saj.

“Meghan tha që pjesëmarrja ose jo në varrimin e Princit Philip nuk do të ndryshojë marrëdhënien e saj me Mbretëreshën. Ajo tha se Mbretëresha e kupton mungesën e saj dhe do të donte që ajo të qëndronte e sigurt dhe e shëndetshme për fëmijën. Meghan tha se kjo është koha e përshtatshme që Harry të rregullojë marrëdhëniet e tij me vëllanë dhe babanë e tij”, -treguan miqtë e saj.

Kthimi i Harry në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë është i pari që nga marsi i vitit 2020 kur ai u zhvendos në Kanada dhe do të jetë mundësia e parë për t’u ribashkuar me Princin William dhe babanë e tij Princin Charles.

Harry është në karantinë në Nottingham Cottage, ku ai i propozoi Meghanit në vitin 2017, dhe ndodhet vetëm pak metra larg banesës ku jeton William me familjen e tij.


(Kosova Sot Online)